Zbulohet shkaku i vdekjes së Willie Garson NULL NULL 24.09.2021 08:42 24.09.2021 08:42 Është zbuluar shkaku i vdekjes së Willie Garson, dy ditë pasi ai ndërroi jetë. Aktori vdiq të martën në moshën 57 vjeçare. Ai ishte i njohur për interpretimin e Stanford Blatch në serialin “Sex and the City”. Ai gjithashtu luajti në “White Collar”. Nekrologjia e Willie u botua në The New York Times dhe familja e tij zbuloi shkakun e vdekjes së tij. Nekrologjia vëren se Willie vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles. “Kunata e tij, Nina Tassler, tha se shkaku ishte kanceri i pankreasit”, transmeton Klankosova.tv.