Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet NULL NULL 02.07.2026 09:49 02.07.2026 09:49 Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje. Në zonën e njohur si pranë rrugës së “Cipajve”, i është vendosur tritol një lokali. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në lokalin në fjalë. Gjithashtu, është dëmtuar edhe një automjet. “Sot, rreth orës 03:45, në lagjen “Pavarësia 3”, në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkatuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv . Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.