Moderatore? A po synon Alba Pollozhani një rol të ri? (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 11:15 02.07.2026 11:15 Gazetari Elton Tozaj ka komentuar mundësinë që Alba Pollozhani të jetë moderator e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Kosova, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. I pyetur nëse do të donte ta shihte Alban në rolin e prezantueses së formatit, Tozaj u shpreh me tone kritike. “E tmerrshme”, tha ai. Më tej, ai iu referua deklaratave të mëhershme të ish-banores së BBVK-së, duke përmendur kërkesën e saj për mbulesë gjatë qëndrimit brenda shtëpisë. Komentet e Tozajt erdhën pasi Alba Pollozhani publikoi një pyetje në InstaStory, ku i pyeti ndjekësit se ku e shohin atë dhe një prej komenteve që mori ishte: “Prezantuese e Big Brotherit”. Duke komentuar këtë bashkëbisedim në rrjetet sociale, Tozaj hodhi edhe dyshime mbi autenticitetin e komentit. “Të garantoj që ai sugjerim ka qenë vetë Alba, duke i bërë vetes një pyetje nga një profil tjetër”, deklaroi ai.