Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“I dënojnë aq sa i kanë mbajtur”, avokati tregon çka mund të ndodhë me katërshen e UÇK-së (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2026 10:04

Avokati Azdren Bytyçi ka folur lidhur me mundësinë e shtyrjes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator 2026.

Ai tha në emisionin “Ora 7”, se sipas tij, mënyra se si është themeluar gjykata ngjall dyshime për procesin dhe për vendimin përfundimtar.

“Mendoj se ajo që më shtyn të dyshoj dhe të kem frikë për vendimin përfundimtar është mënyra se si është themeluar kjo gjykatë. Kjo gjykatë është e sponsorizuar politikisht prej Serbisë, me rrënjët e Dick Martit, dhe ka lobuar në administratën e Barack Obamës dhe Hillary Clintonit”, është shprehur ai.

Bytyçi ka komentuar edhe skenarët e mundshëm të vendimit përfundimtar, duke përmendur mundësinë e lirimit apo dënimit.

“Do të merret një vendim siç dihet në drejtësi. Për shembull, duhet të lirohen ose të lirohen plotësisht, ose të lirohet individi. Por tash, kur kanë kaluar gjashtë vjet, ata kanë qëndruar në paraburgim dhe mënyra e lirimit nënkupton që gjykata i ka mbajtur kot dhe duhet të paguajë miliona. Pastaj i dënojnë, mos me thënë për me la gojën, i dënojnë aq sa i kanë mbajtur. Pra, krejt këto matematika dhe skenarë janë të mundshëm”, tha Bytyçi në Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme