Performanca në “Këngën Magjike” që mori jehonë të madhe, kush është Auron Deva? (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 11:51 02.07.2026 11:51 Këngëtari Auron Deva ka tërhequr vëmendje të madhe me performancën e tij në festivalin “Kënga Magjike”, ku u veçua si për vokalin ashtu edhe për stilin e interpretimit. Ai ka folur sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke ndarë detaje për përvojën e tij artistike dhe jetën e përditshme. Deva tha se e nis çdo mëngjes me meditim, një praktikë që sipas tij e ndihmon të qetësojë mendjen dhe të fillojë ditën me pozitivitet. “Gjëja e parë që bëj në mëngjes është me meditu, që me e qetësu shpirtin, me e qetësu mendjen edhe me fillu ditën mbarë. Mos me pasë asgjë në kokë. Është diçka shumë qetësuese, se zakonisht para se me flejt, ne përdorim telefonat, edhe tash telefonat na japin shumë informacione. Edhe kur flijmë, truri i proceson ato. E në mëngjes kur unë meditoj, vetëm e bëj një detoks prej të gjitha mendimeve të tepërta që mendoj që i kam, edhe filloj ditën me gatishmëri edhe me pozitivitet”, deklaroi ai. Ai më foli për përvojën e tij në “Këngën Magjike”, duke thënë se mbështetja e marrë nga publiku ka qenë shumë e rëndësishme për të. “Kjo performance e “Këngës Magjike” ka qenë diçka që me thënë të drejtën as vetë nuk e kam prit që njerëzit kanë me e përqafu deri në atë masë, sidomos pjesën e vokalit, meqenëse unë këndoj shumë lart edhe kjo më ka lënë përshtypje, se gjithmonë njerëzit kanë thënë që ky zë nuk është ndoshta një zë burrëror, meqenëse ka lartësi të sopranove”, tha ai. Ai shtoi se pjesëmarrja në festival i ka dhënë mundësi të shfaqë një anë tjetër të tij artistike dhe të sjellë një qasje ndryshe në skenën muzikore. “Kur e kam marrë gjithë atë mbështetje prej njerëzve te “Kënga Magjike”, me performancën gjithashtu, ka qenë një kënaqësi shumë e madhe. Performanca mendoj që ka treguar një aspekt të ri në tregun muzikor”, tha Deva./Klankosova.tv