Policia kontrollon një shtëpi në Skenderaj, konfiskon një kallash NULL NULL 02.07.2026 10:12 02.07.2026 10:12 Policia ka kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Vitak të Skenderajt. Në njoftim thuhet pas kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një kallash, një karikator dhe një fishekë. “Lidhur me rastin gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit AK-47, një karikator, një fishek. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.