Zbulohet në Shqipëri liqeni termal nëntokësor, vlerësohet si më i madhi në botë NULL NULL 07.02.2025 13:34 07.02.2025 13:34 Foto nga mediat çeke Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë. Ata e quajtën Liqeni Neuron nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi. Liqeni ndodhet në zonën e llixhave të Sarandaporit në Leskovik, Korçë. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje, thekson media e huaj. Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos. Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.