Zbulohet figura e Nënë Terezës në Pfaffenhofen të Gjermanisë (FOTO) NULL NULL 18.06.2016 18:00 18.06.2016 18:00 Figura e Nënë Terezës e shkrirë në bronz tashti gjendet edhe në Pfaffenhofen të Gjermanisë. Janë Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “SALI ÇEKAJ” të cilët janë kujdesur që figura e të madhes Tereza të vendoset edhe atje. Kjo shoqatë kanë organizuar edhe një ceremoni të veçantë për zbulimin e figurës së Nënës Terezë të shkrirë në bronz. Ceremonia është mbajtur në Pfaffenhofen. Pas zbulimit të figurës së Nënë Terezës, e cila është bërë në 17:30 do të mbahet edhe një koncert ku do të performojë edhe këngëtarja me nam Eda Zari. Përpos saj do të interpretojnë edhe Astrit Mulaj & Kolë Oroshi, Meda e grupe valltaresh nga shoqata të ndryshme, njofton Klan Kosova. Ndërsa me 4 shtator 2016 Nënë Tereza do të shenjtërohet 13 vite pas Lumturimit nga Papa Gjon Pali II-të. Gjatë ceremonisë pritet që në Romë të mbërrijnë 300 mijë pelegrinë. *Fotografitë në Klan Kosova i kanë dërguar kosovarët që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme në Gjermani, për të marrë pjesë në inaugurimin e figurës së Nënë Terezës. klankosova.tv