Zbulohen 625 rrënjë kanabisi në Shkodër, në hetim dy kryetarë fshatrash dhe një specialist NULL NULL 18.05.2025 12:48 18.05.2025 12:48 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë kontrolleve të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Postribë dhe Rrethina 188 bimë narkotike cannabis sativa. Për këto dy raste ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir,shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M, transmeton klankosova.tv. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë cannabisi; Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë cannabisi; Sipas abcnews, puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, vijon ende.