Zayn Malik, këngëtar në një Univers tjetër NULL NULL 05.05.2015 17:00 05.05.2015 17:00 Cili është efekti në kozmos kur këngëtari Zayn Malik e lë grupin më të popullarizuar djaloshar "One Direction"? Këshilla e kozmologut të famshëm britanik, Stephen Hawking për fanset zemërthyera të grupit djaloshar One Direction, është që të ndjekin zhvillimet e fizikës teorike sepse Malik mund të jetë po prapë anëtar i një pop grupi, por në një univers tjetër. Gjatë një ligjërate në Shtëpinë e Operës në Sydney ditë më parë, fizikanti që konsiderohet njëri nga shkencëtarët më të mirë në botë, për disa çaste nuk foli për punën e tij, por iu përgjigj një fanseje të zemëruar. “Më në fund një pyetje e rëndësishme”, tha Hawking, duke shkaktuar shumë të qeshura në audiencë. “Këshilla ime për vajzat e reja zemërthyera është që t’i kushtojnë vëmendje studimeve të fizikës teorike, sepse një ditë do të mund ta kenë një dëshmi për ekzistimin e universeve paralele”. “Ekziston mundësia që diku atje jashtë të ekzistojë një Univers tjetër, një Univers i ndryshëm, dhe në atë Univers, Zayn është ende pjesë e grupit ‘One Direction'”. Shkencëtari i paralizuar, i cili u diagnostifikua me sëmundjen e neuroneve motorike në moshën 21 vjeçare, u paraqit drejtpërdrejt në këtë ligjëratë përmes një hologrami nga Cambridge në Angli. 73 vjeçari Hawking njihet për punën e tij mbi vrimat e zeza dhe librin e tij best-seller “ Një histori e shkurtër e kohës”. Malik e ka lënë grupin “ One Direction” muajin e fundit duke thënë se ai dëshiron të jetojë një jetë normale pas 5 viteve në turne dhe performansa.