Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli i serisë, “Riverdale” bëhet baba për herë të parë

NULL NULL
26.09.2021 21:27

KJ Apa, ylli i serisë “Riverdale” është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe gruaja e tij, Clara Berry janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë emëruar Sasha Vai Keneti Apa.

Ata u bënë prindër për herë të parë më 23 shtator, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

Këtë e bëri të ditur Berry me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ku ka publikuar fotografi me duart e foshnjës.

“Ai është perfekt. Jam më e lumtura që i kam dy burra në jetën time, po e mbush zemrën time me këtë dashuri gjigante”,ka thënë Berry.

lajme të ngjashme