Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmet ruse në Kiev, Zelensky e ndërpret vizitën në Irlandë

NULL NULL
02.07.2026 08:35

Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev të enjten, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur më shumë se 50 të tjerë, ndërsa dronët dhe raketat goditën ndërtesa banimi në atë që Rusia e quajti një hakmarrje për sulmet e fundit ndaj infrastrukturës së saj civile.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar më parë për një sulm të mundshëm gjatë natës dhe tha se po e shkurtonte vizitën e tij në Dublin për fillimin e mandatit gjashtëmujor të Irlandës në presidencën e rradhës të BE-së.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, duke shkruar në Telegram, tha se 10 persona u vranë, ndërsa dëmet përfshinin gjashtë kate të një pallati apartamentesh që ishte shembur pjesërisht pas një goditjeje të drejtpërdrejtë nga një predhë ruse, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, tha se 56 persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën dhe tre duzina vende në të gjithë qytetin ishin dëmtuar në sulme. “Armiku edhe një herë ka shënjestruar qëllimisht lagjet e banimit dhe ka vrarë civilë. Kemi pësuar dëme të mëdha dhe një numër të konsiderueshëm viktimash, përfshirë fëmijë”, shkroi ai në Telegram.

lajme të ngjashme