Pse u rritën çmimet e biletave të autobusëve në Prishtinë? Flet drejtori (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 08:35 02.07.2026 08:35 Udhëtarët që përdorin transportin publik në Prishtinë, që nga dje, janë përballur me rritje të çmimeve të biletave ditore dhe javore. Lidhur me këtë vendim ka folur drejtori i mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, në emisionin “Ora 7”, ku ka sqaruar arsyet e ngritjes së çmimeve dhe ndryshimet që po ndodhin në sistemin e transportit urban. “Atëherë jemi para një situate ku kemi ngritjen e çmimit realisht të biletës ditore, javore dhe atyre dy biletave që i kemi ne në përdorim për qytetarët e kryeqytetit. Transporti urban në përgjithësi ka kaluar në një fazë të rivitalizimit komplet të linjave”, tha Bajqinovci. Siç tha ai, transporti urban dhe ai privat janë pjesë e sistemit të transportit të Prishtinës, i cili po kalon në një fazë modernizimi. “Me revitalizimin e sistemit është kërkuar ndryshimi i autobusëve. Po kërkojmë autobusë të rinj, më të qasshëm dhe më efikas për qytetarët. Ato janë në proces blerjeje dhe pajisjeje, i cili do të përfundojë brenda vitit”, ka deklaruar ai. Bajqinovci ka theksuar se paralelisht po zhvillohet edhe procesi i digjitalizimit, që sipas tij do të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave për përdorimin e linjave. “Për ne është shumë e rëndësishme kuleta digjitale si mjet që krijon të dhëna. Përmes saj do të shohim cilat linja janë më të ngarkuara dhe më të kërkuara. Kjo është edhe arsyeja e kësaj ngritjeje të vogël të çmimeve”, ka deklaruar mes tjerash Bajqinovci në Klan Kosova. Ndiqni deklarimin e plotë: