Emri Shkëlqim, por e quajnë “Hans”, kush është artari i njohur në Pejë? (VIDEO) NULL NULL 02.07.2026 08:03 02.07.2026 08:03 Në qendrën tregtare “Burma”, në Qarshinë e Gjatë në Pejë, përveç bizneseve të tjera që ofrojnë shërbime, funksionon edhe zana e argjendarisë. Në emisionin “Ora 7”, ka folur Shkëlqim Tanushi, i njohur ndryshe si Hans, i cili ka ndarë rrugëtimin e tij në këtë profesion dhe sfidat që e shoqërojnë punën e përditshme. Ai ka treguar edhe origjinën e nofkës së tij, e cila daton që nga fëmijëria. “Që kur kam qenë i vogël, nëna ime më ka thirrur kështu, sepse kam qenë shumë i bardhë. Ka mbetur kështu si nofkë dhe tani më njohin më shumë si Hans sesa si Shkëlqim”, tha ai në intervistë për gazetarin Valdrin Daci. Hans ka folur edhe për fillimet e tij në këtë zanat, duke përmend se përvoja e ka ndërtuar hap pas hapi. “Kam filluar të punoj para 15 vjetësh. Në fillim kam punuar te dhandrri, ku kam mësuar zanatin…”, ka deklaruar ai. Duke folur për punën me arin, ai ka theksuar se preciziteti është një nga sfidat kryesore të këtij profesioni. “Sfida është e madhe, sepse kërkohet shumë kujdes. Sot ari prodhohet më lehtë, por kërkon precizitet të madh në punë”, tha Hans. Ndiqni intervistën e plotë: