Ylli e fiton dramën ndaj Pejës në Suharekë NULL NULL 22.03.2025 21:49 22.03.2025 21:49 E treta fitore radhazi për “Xhebrailat”. Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë me rezultat 72-64. Mysafirët e nisën furishëm këtë ballafaqim, duke shkuar në epërsi 0-12, por që fraksionin fillestar në fund e mbyllën vetëm me tri pikë diferencë, 16-19, njofton Klankosova.tv. Megjithatë suharekasit u rikthyen në 10 minutat e dyta, duke e mbyllur pjesën e parë 42-36. Peja u rikthye sërish në periodën e tretë, duke hyrë në çerekun e fundit në avantazh prej një pike, 58-59. Por vendasit festuan në fund, duke triumfuar në dramën e vërtetë të luftuar në terenin e tyre. Pas 25 xhiro në ProCredit Superligën e Kosovës, Ylli renditet i pesti me 12 fitore e 13 humbje, kurse Peja e katërta, pas 13 triumfeve e 12 disfatave.