Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli do ta kërkon fitoren e dytë këtë edicion ndaj Borës në Therandë

NULL NULL
15.11.2025 12:28

Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet sonte me duelin hapës të xhiros së gjashtë. Në palestrën e Therandës, Golden Eagle Ylli do të përballet me Borën nga Prishtina, në një ndeshje të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Ylli ka regjistruar deri tani vetëm një fitore dhe katër humbje, ndërsa Bora mbetet skuadra e vetme pa fitore, megjithëse ka një ndeshje të shtyrë kundër Trepçës që ende nuk është zhvilluar.

Përballja nis nga ora 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion, duke shënuar startin e një fundjave të mbushur me basketboll vendor.

lajme të ngjashme