Xuxi, banori më i ri në Big Brother VIP Kosova 3 NULL NULL 25.10.2024 21:06 25.10.2024 21:06 01:14 – Xuxi, banori më i ri në BBVK3 Xuxi është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3. Në klipin prezantues, Xuxi tha se do që të bëhet lider i të gjithë banorëve që aktualisht janë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai tha se do të jetë “10-shi”, teksa u mirëprit me duartrokitje nga banorët. 00:45 – Aria, arrin në studio, momenti kur hap biletën e fatit! Aria, përfundimisht ka përfunduar rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova 3. Edhe në biletën e fatit nuk kishte kthim prapa. Kështu ajo bëhet banorja e parë që lë shtëpinë më të madhe në vend. 00:39 – Aria largohet përfundimisht nga Big Brother VIP Kosova 3 Publiku përmes televotimit ka vendosur që banorja e parë që largohet përfundimisht nga shtëpia më e famshme në vend është Aria. Banorja e parë që shpëtoi nga eliminimi ishte Gresa, e cila u pasua nga Vullneti. Pas Vullnetit, publiku vendosi që ta shpëtonte me vota nga eliminimi Rrezartin, ndërsa banori i katërt ishte Besforti dhe më pas Xheneta. Në finale të këtij televotimi ishte Mevlani dhe Aria, por që publiku vendosi që të largohej nga shtëpia kjo e fundit. 00:34 – Sonte hyrje e re në Big Brother, paralajmëron Dini Dini ka paralajmëruar hyrje të re brenda shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare. Se kush do të futet brenda BBVK3, do ta kuptoni vetëm pas pak.| Shiheni të plotë njoftimin e Dinit: 00:16 – Mbyllet zyrtarisht televotimi për banorët e nominuar Është mbyllur televotimi për banorët që janë në nominim. Gresa, Rrezarti, Driloni, Mevlani, Aria, Besforti dhe Xheneta janë të nominuarit. Njëri nga këta do ta lërë shtëpinë sonte. 00:14 – Plasin debatet e forta në shtëpi pasi Mevlani mori epitetin e “çantës së Rezit” Debatet e forta kanë plasur në shtëpinë më të famshme në Kosovë pas klipit të darkës së nominuarve. Në debat u përfshinë Besforti, Rrezarti dhe Mevlani, pasi ky i fundit e mori epitetin “çanta e Rezit”. Kjo ka bërë që të reagojë Mevlani, i cili i tha Besit se “të kesh 25 vjet shkollë dhe të sillesh në atë llojë mënyre, duhet t’i lidhë dy fjalë”. Për të parë më shumë debatin, klikoni në videon më poshtë: 00:05 – Del klipi me momentet më interesante nga darka e të nominuarve Darka e të nominuarve dhuroi tensione e shumëçka tjetër. Nuk munguan as ofendimet e as tensionet në mes të nominuarëve. Më poshtë mund të ndiqni klipin me momentet më interesante që rrodhën aty. 23:50 – Burimi: Besoj shumë tek Zoti se do të vjen edhe dashuria Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burimi ka thënë se është në kërkim të dashurisë. Ai tha se kjo sipas tij, është dhurata e fundit në jetë që do ta plotësojë. “Burimi ka dashuruar dhe jo veç kështu, por me gjithë trupin por nuk e di se kur është kismeti im, të gjitha gjërat më kanë plotësuar në jetë, dashuria është dhurata e fundit që mendojë duhet të jetë në jetën time”, u shpreh Burimi. “Shqiptarët më kanë ndihmuar që të rregullojë gjendjen financiare, unë jam krenar që jam shqiptar, më kanë ndihmuar që të më shohin të lumtur në këtë dhe të mos më mungojë asgjë”. “Besoj shumë në Zot që do të vjen edhe dashuria”. 23:45 – Dhoma e suprizave hapet me surprizën më të bukur, Burimi takohet me vëllain, s’kontrollohen emocionet Dhoma e surprizave u hap për herë të parë në këtë Big Brother VIP Kosova 3. E, në këtë dhomë ishte Egzoni, vëllai i Burimit, që po e priste vëllain e tij për ta takuar. Egzoni i dha shumë kurajo Burimit, duke treguar se sa shumë e do. Takimi përfundoi me shumë emocion dhe Burimi u zotua se do shkojë tutje me forcë pasi takoi vëllain, njofton Klankosova.tv. 23:43 – Rrëfimi prekës i Burimit për jetën dhe sfidat e mëdha që ka përjetuar Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci, është bërë banori i parë që e ka dhënë rrëfimin e tij për jetën personale. Rrëfimi i Burimit ishte mjaft prekës, për sfidat që ai i ka kaluar qysh nga fëmijëra e deri në moshën e sotme. Ai tregonte se si kur dilte me babain e tij, Agim Vatovcin, kanë pasur ofendime nga fëmijë të tjerë. Burimi e tregoi edhe problemin shëndetësor që ai e ka me njërin sy dhe arsyen pse e ka këtë problem. Për ta dëgjuar të plotë rrëfimin e Burimit, klikoni në videon më poshtë: 23:26 – Ka një surprizë për Burimin, vëllai i tij po e pret në shtëpi ‘Vëllai i Madh’ ka përgatitur një surprizë për Burimin. Vëllai i tij, Egzoni po e pret në dhomën e surprizave brenda në shtëpi si befasi për të. Vetëm pas pak, emocione të forta do iu shoqërojnë brenda shtëpisë më të famshme të Big Brother VIP Kosova./klankosova.tv Për më shumë shiheni videon: 23:02 – Diana nervozohet me Oltën: Rrezi s’më ka prekur pa leje në gjoks Diana ka reaguar ndaj opinionistes Olta Gixhari, e cila tha se skenari i saj për situatën me Rrezin ishte shumë i dobët. Ajo tha se nuk ka thënë asnjëherë që e ka prekur Rrezarti pa leje tek gjoksi. “Për këtë arsye, ne e kemi pasur këtë muhabet me Rrezartin sot. Më ka prekur te gjoksi, por nuk kam thënë që është pa leje. Po them se e ka keqpërdorur hapësirën që ka ardhur aq afër meje”, tha Diana, njofton Klankosova.tv. 23:00 – Olta Gixhari e ashpër me Dianën: Skenari yt ishte shumë i dobët (VIDEO) Pas akuzave të Dianës ndaj Rezit për prekje, Olta është shprehur e ashpër në komentet e saj në raport me këtë çështje. “Diana ka akuzuar Rezartin për ngacmim seksual”, tha Olta derisa Diana mohon të ketë thënë këtë gjë. Olta mendon se ky është një skenar shumë i dobët dhe i shëmtuar nga ana e Dianës, teksa i thotë që ajo nuk mund ta akuzoj një njeri për këtë gjë kaq thjeshtë. Ndiqeni videon e plotë: 22:59 – A u ngacmua seksualisht Diana nga Rezi, klipi zbulon gjithçka! Një rast ka ndodhur në mes Rezit dhe Dianës, gjë që shkaktoi debate të mëdha brenda në shtëpinë më të madhe në vend. Ka të bëjë me momentin kur Rezi ia rregulloi mikrofonin Dianës. Nuk është që më ka prekur në gjoks”, tha Diana. Por siç shtoi Diana kishte të bëjë më shumë me gjestin që Rezi kishte bërë më pastaj duke bërë shaka me atë skenë. Më poshtë mund të ndiqni klipin e plotë: 22:43 – Si nisi konflikti ndërmjet Vullnetit dhe Sarës, ky klip zbulon gjithçka në detaje! Në Prime-in e sontëm është shpjeguar situata se si nisi konflikti ndërmjet Vullnetit dhe Sarës. Derisa Sara, si kapitene e javës donte t’i ndante detyrat, Vullneti i kërkoi asaj që të fliste më shpejt. Vullneti i tha Sarës se “unë nuk do të rri duke të dëgjuar ty tu folë 3 orë”. Ndërsa, pas fillimit të detyrave, Sara e Vullneti e patën një debat te oborri. Për t’i parë këto situata, klikoni në videon më poshtë: 22:39 – A ra në dashuri Sara me Drilonin? (VIDEO) Jonida e ka pyetur Sarën në lidhje me hipotezën e ngritur nga Vullneti se Sara e pëlqen Drilonin. Krejt kjo pasi e njëjta e shpëtoi Drilonin nga nominimi duke e zëvendësuar atë me Vullnetin, njofton Klankosova.tv. Sara gjatë spektaklit dha arsyet e saj se pse vendosi ta bëj këtë zëvendësim, teksa mohon të ketë një gjë të tillë. “Mua Driloni më kujton veten time në moshën e vet, më kujton edhe vëllain tim që është fiks personalitet i njëjtë”, tha Sara. Ndiqeni videon e plotë: 22:27 – Ndodh puthja e parë në Big, por jo mes banorëve! (VIDEO) Opinionisti i BBVK3 Milaim Zeka, feston sot ditëlindjen. Si befasi nga “Vëllai i Madh”, Zekës i erdhi gruaja në studio, e cila ia uroj ditëlindjen, duke përcjellë emocione të forta. Me këtë rast në skenën e Big Brother VIP Kosova, u shkëmbyen puthje e përqafime mes çiftit./Klankosova.tv Për më shumë shiheni videon e plotë: 22:10 – “Laje gojën kur flet me mua” – Degradon debati mes Xhenetës dhe Gresës Debati mes Xhenetës dhe Gresës ka vazhduar edhe në Prime, me tona dhe ofendime të shumta. Xheneta iu drejtua Gresës që e ka bullizuar nga fillimi për mënyrën se si flet ajo. “E para që më ka bullizuar qysh foli si e Podujevës, dhe kur t’i afrohna më ka ndodhur një gjë specifike me rrobat e saj në lavanderi, i kam thënë në mënyrë shoqërore që me i pastru rrobat”, u shpreh Xheneta. Gresa më pas pati përgjigje për Xhenetën. “Nuk diskutoj me nivelin e ulët që ka Xheneta, është e painformuar për çdo gjë, nuk mundem me u ulë me diskutu me të, për cfarë banaliteti”. Më pas Xheneta iu sërish Gresës. “Nuk është niveli i njëjtë, as pastërtinë teme, laja gojën komplet pastaj hajde fol me mua”, tha Xheneta. 22:02 – Olta-Arias: Je bullizuesja më e madhe në shtëpi, po të isha ‘Vëllai i Madh’ do të kisha përjashtuar Olta e ka pyetur Aria-n se si iu është dukur vetja në klipin e saj bashkë me Gresën, klip ky që përfshinë një gjuhë degraduese mes shume ofendimesh dhe debatesh të forta mes dy vajzave. Olta i tha Arias që sipas saj, kjo e fundit po kalon në histerizëm, njofton Klankosova.tv. “Unë pash në atë video që ti e ke ofenduar dhe bullizuar Gresën. Unë mund të them që deri tani ti je bullizuesja më e madhe në atë shtëpi”, deklaroi Olta. Madje në një moment opinionistja deklaroi se po të ishte “Vëllai i Madh”, Arian do e kishte përjashtur sot nga emisioni. Shiheni videot më poshtë: 21:57 – Si shpërthyen ofendimet ndaj Gresës, klipi që tregon të gjitha përplasjet Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa nuk e ka pasur lehtë brenda në shtëpi, pas ofendimeve që janë bërë ndaj saj. “Ke luajtur ti je lladikë”. “Kishte probleme me mendjen, ishte e sëmurë, a je burrë a grua?”. Ishin ndër ofendimet që janë thënë ndaj saj. Më poshtë mund ta ndiqni klipin e plotë që tregon të gjitha përplasjet. 21:49 – Burimi u kërkon banorëve t’iu kërkojnë falje familjarëve të UÇK-së Burimi gjatë natës së Prime-it, u ka kërkuar të gjithë banorëve që t’i kërkojnë falje njerëzve që kanë rënë dëshmorë për një flamur. Burimi tha se Vullneti është i pari që duhet të kërkojë falje pasi ishte ai që e hapi temën e “shqipeve”. “Së pari, duhet ne secili t’u kërkojmë falje njerëzve që kanë rënë dëshmorë për një flamur. Fillimisht ky (Vullneti), që e çel temë, sepse dikush ka derdhur gjak e dikush ha dhe, dikush u vra për liri që ne ta shijojmë këtu”. “E jo ne të çohemi, se kurrkush nuk jemi ne që të flasim, sepse është turp për ata që janë dëshmorë e veteran të luftës”, tha Burimi, njofton Klankosova.tv. Për ta parë videon, klikoni në linkun më poshtë: 21:49 – Degradon debati në Prime, në mes Vullnetit dhe Rezit (VIDEO) Përplasja e ashpër mes Vullnetit dhe Rezit, ka vazhduar edhe në ‘Prime’. Krejt kjo nisi pasi Rezi i reagoj Besfortit për gjestet e tij brenda shtëpisë, që sipas tij i njëjti ka treguar organet gjenitale. E, menjëhershëm ishte reagimi Vullnetit i cili i tha Rezit se ky i fundit është zhveshur nudo në dhomë. “Ti je zhvesh nudo”, I tha Vullneti. 21:47 – Milaim Zeka i ashpër me banorët: Nuk ka flamur të Shqipërisë, ka vetëm flamur shqiptar (VIDEO) Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaimi kishte një porosi për banorët pas debatit që u krijua në lidhje me Kosovën e Shqipërinë. Milaimi u tha banorëve që banorët brenda e kanë fuqinë që ta ndryshojnë këtë gjë dhe të mos ketë ndasi. “Nuk ka Flamur të Shqipërisë, ka vetëm Flamur shqiptar”, u shpreh Milaimi. “Ju që jeni brenda pikërisht duhet ta luftoni këtë ndasi, punën e dialekteve”. Ju fitoni poena te shqiptarët deri në Australi e Zelandë të Re, duke i luftuar këto budallaqe, mos luftoni për dialekte”. 21:42 – Olta Gixhari e ashpër me Mevlanin dhe Rezin Olta është shprehur e ashpër ndaj Mevlanit dhe Rezit, gjatë Prime-s së sontme. Sipas saj është e turpshme dhe e shëmtuar biseda e tyre. “Është e tuprshmë, që kjo bisedë nis nga inate personale e djemve aty. Kanë përfshirë dy popuj, shyqyr që na u shkurtua rruga jemi më pranë njëri-tjetrit. Jemi një popunll, ka kohë që lobojmë për këtë gjë”, tha Olta. “Është e shëmtuar kjo bisedë, s’më pëlqen fare as Rezarti as Mevlani që thonë ‘ju paskeni një urrejtje kaq të madhe për ne’”, shtoi Olta. Shiheni videon e plotë: 21:34 – Përplasje mes ‘shqipeve’ në Big Brother, ja si nisi gjithçka! Debati mes banorëve sa po shkon duke u shtuar në mes tyre. Një përplasje e tillë kishte ndodhur mes tyre për Kosovën dhe Shqipërinë. Vullneti i kishte thënë Mevlanit se po krijon brenda shtëpisë një ekip me banorë nga Shqipëria. “Po mundohet me kriju një ekip të Shqipërisë, që për mua është absurde”, ishte shprehur Vullneti. Kurse Mevlani më pasë pati një kundërpërgjigje. “Këtu e kuptova çfarë urrejtje paska për Shqipërinë”, tha Mevlani. 21:28 – Haram apo hallall Big Brother? Milaim Zeka e “thërret” ezanin në studio Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, gjatë Prime-it të sotëm e ka komentuar hyrjen e Feros si mysafir në shtëpinë më të famshme në vend, këtë të mërkurë. Zeka tha se Fero iu dha “vajz” banorëve të BBVK-së, teksa në një moment nisi edhe ta “këndonte” ezanin. Për ta parë këtë moment, klikoni në videon më poshtë: 21:15 – Komunikimi i parë me banorët bëhet ashtu siç nuk është bërë kurrë më parë Komunikimi i parë me banorët e shtëpisë më të famshme në vend këtë natë të Prime është bërë sikur kurrë më parë. Banorët, Prime-in e nisën me këngë, atmosferë kjo që ndikoi edhe në studio, njofton Klankosova.tv. Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë: 21:06 – Nis me debate të forta PRIME 3, Rezi çohet në këmbë e replikon ashpër me Besfortin Debati mes Rezit dhe Besfortit ka vazhduar edhe në natën e ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3. “Mos u tut se nuk të preki”, iu drejtua Besforti, Rezit. Ndërsa nuk mungoi reagimi as nga Rezi, i cili madje madje bëri replika duke u ngritur në këmbë. “Sot po flisje me Burimin kishe po kujdeseshe, nuk bëhen këto vetëm në darkën e nominimeve”, u shpreh Rezi. Ka filluar nata e spektaklit “Prime” të Big Brother VIP Kosova 3. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Ndërsa te paneli i opinionistëve do të jenë të ulur Olta Gixharri dhe Milaim Zeka. Po ashtu, gjatë këtij Prime-i është paralajmëruar edhe një surprizë e madhe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.