Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nuk po mund të rrimë as në oborr”, banori i Magurës ankohet për gjendjen me mbeturina

NULL NULL
10.07.2026 09:32
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Një banor i fshatit Magurë në Lipjan ka ngritur shqetësimin për mosmbledhjen e mbeturinave prej rreth dy javësh.

Sipas pamjeve që ka dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, kontejnerët janë mbushur tej mase, ndërsa mbeturinat janë shpërndarë edhe përreth tyre.

“Na ka mbetur bërlloku pa e marrë qe dy javë. Nuk po mund të rrimë as në këtë kohë vere në oborr. Krejt sokakët janë njësoj, të gjitha janë mbushur me mbeturina”, ka thënë banori.

lajme të ngjashme