Kanosi zyrtarin policor për një rast të hetuar prej tij, arrestohet prizrenasi NULL NULL 10.07.2026 10:17 10.07.2026 10:17 Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari i kishte dërguar mesazh me përmbajtje kërcënuese zyrtarit policor, ndërsa dyshohet se rasti lidhet me një hetim penal të zhvilluar nga viktima. “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./Klankosova.tv