Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza para takimit me Kurtin: Do të flasim për parime, nuk kemi vija të kuqe (VIDEO)

NULL NULL
10.07.2026 09:17

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka arritur në Kuvend për takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Para takimit, Hamza tha se diskutimi do të përqendrohet në parime dhe se, sipas tij, nuk ka vija të kuqe, transmeton Klankosova.tv.

Ai u shpreh optimist se mund të gjendet një zgjidhje që do të çojë drejt formimit të institucioneve të reja të vendit.

“Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë konsistenca prezent. Gjithmonë kam deklaruar që s’ka vija të kuqe me partitë politike, gjithmonë jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik në interes dhe në dobi të vendit dhe normalisht që deklarata ime ka qenë publike, ka qenë e qartë. Fillimisht për prioritetet, se unë kam garuar me një program, kam garuar me disa prioritete, nuk kam garuar për me i pasë 4-5 vetë ministra, 5-6 vetë, për me pasë këtë pozicion a atë pozicion, po kam garuar me pasë ambient më të mirë për biznesin, me pasë partneritet me aleatët tonë edhe me miqtë tanë, po edhe si partner me i trajtu. Me i rrit pagat, me i rrit pensionet e shumë prioritete të tjera”, tha Hamza.

Takimi po zhvillohet pas ftesës së Kurtit për një takim veçmas me liderët e tri partive politike, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit./ Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme