Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulm në Vushtrri, një person pëson lëndime të rënda

NULL NULL
10.07.2026 09:17

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik nga dy persona në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:22. Viktima raportohet se është sulmuar fizikisht dhe si pasojë ka marrë lëndime për të cilat ka kërkuar trajtim mjekësor, transmeton klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.

Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është liruar dhe ndaj tij procedura do të vazhdojë në gjendje të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

lajme të ngjashme