XPeria Z5 Premium me ekran 4K NULL NULL 24.11.2015 20:15 24.11.2015 20:15 Kompania e madhe ka sjellë smartfonin e parë me ekran me rezolucion 3840 × 2160, ndryshe i njohur si 4K. Tashmë jemi mësuar që të shohim televizorë me rezolucion 4K. Por si do të ishte që ky ekran të ishte pjesë e një pajisje mobile – smartfoni. Tani e dimë këtë gjë. Sony ka sjellë telefonin Sony XPeria Z5 Premium, me rezolucion 3840 × 2160 dhe 806 pikselë për inç. Dallimi me QuadHD vërehet me vështirësi, por është mirë që kjo teknologji është bërë pjesë e smartfonëve.