Xhudistët kosovarë në Grand Slam të Parisit NULL NULL 11.02.2017 08:45 11.02.2017 08:45 Xhudistët kosovarë do të zhvillojnë përballjet e tyre në kuadër të Grand Slamit të Parisit të shtunën Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova do të zhvillojnë sfidat e tyre në kuadër të Grand Slamit të Parisit. Olimpistja e artë, Kelmendi në rrethin e dytë pret fituesen e sfidës Ekaterina Guicas – Abi Betsabe Madaf. Gjakova pret fituesen e duelit Irina Zabludina – Jessica Klimkait, ndërsa Krasniqi atë të përballjes Katri Kakko – Laelitia Payet. Ndërsa, në anën tjetër, Gjakova do të ndeshet me amerikanin Robert Lee.