Pejë: Intensifikohen aksionet policore, 38 arrestime NULL NULL 24.06.2026 08:57 24.06.2026 08:57 Stacionet Policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë realizuar një sërë urdhëresash të lëshuara nga gjykatat kompetente, duke arrestuar 38 persona të kërkuar gjatë periudhës 1-22 qershor. Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet e parapara ligjore. Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 13 persona janë dërguar për vuajtjen e dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa 25 të tjerë janë paraqitur në seanca gjyqësore. Pas kryerjes së procedurave dhe pagesës së dënimeve të shqiptuara, ata janë liruar. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë publike.