Kushtet atmosferike rrezikojnë rendimentet e fermerëve kosovarë (VIDEO) NULL NULL 24.06.2026 07:49 24.06.2026 07:49 Mehdi Bresilla, fermer Fermeri Mehdi Bresilla, në emisionin “Ora Shtatë” ka deklaruar se moti ka qenë i favorshëm për perimet në vendin tonë. Megjithatë,ai shtoi se kulturat e pemëve pothuajse janë shkatërruar të gjitha si pasojë e ngritjes së vonshme të temperaturave, transmeton Klankosova.tv. “Për kulturat pemtare ka qenë një periudhë goxha e vështirë, sepse ngritjet e vonshme [të temperaturave] gati e kanë shkatërruar tërë produktin. Pak kanë shpëtuar pemët bërthamore, ndërsa pemët farore gati janë shkatërruar plotësisht”, u shpreh eksperti i bujqësisë në Klan Kosova. Pema që është prekur më së shumti si pasojë e kushteve atmosferike sipas Bresillës, është kumbulla.