E rëndë: Vajza gjendet e pajetë pranë shtëpisë, një 14-vjeçar në pranga NULL NULL 24.06.2026 09:14 24.06.2026 09:14 Një adoleshent është arrestuar me dyshimin për vrasje, pasi trupi i një vajze shkolle u gjet në park, shumë pranë shtëpisë së saj familjare. Policia e Gwent-it ka nisur një hetim për vrasje pasi trupi i Lily-t të zhdukur u gjet në zonën e Duffryn Park në Blaina, Uells, rreth orës 22:10 të së hënës. Një djalë 14-vjeçar, nga zona e Blaenau Gwent, është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim policor. Identifikimi zyrtar ende nuk është kryer, por familja e vajzës së zhdukur është njoftuar. Lilly, 14 vjeçe, nga Blaina, ishte parë për herë të fundit në High Street të qytetit rreth orës 18:50 të së shtunës, më 20 qershor. Trupi i saj u gjet më vonë rreth orës 22:00, i fshehur në shkurre, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv. Nëna e dy fëmijëve, Katy Bennett, 44 vjeçe, i tha The Sun: “Kërkova shumë afër atij vendi dhe nuk pashë asgjë, duhet të ketë qenë e mbuluar.