Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shfaqja “Brenda 4 Mureve” në hamamin e qytetit të Pejës – flet regjisorja Shala (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2026 07:39
Fatbardha Shala, regjisore

Teatri dhe shfaqjet i kanë munguar qytetin të Pejës për një kohë.

Megjithatë, së fundmi hijeshia e të aktruarit në skenën teatrale i është rikthyer këtij qyteti, por në vend të teatrit, po luhet në Hamamin e Pejës, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci ka intervistuar regjisoren Fatbardha Shala, e cila për tri ditë rresht do ta shfaq shfaqjen “Brenda 4 Mureve”.

Shala, për Klan Kosova tha se kjo shfaqje do të realizohen në hamam për shkak të përshtatshëmrisë më të madhe të ambientit.

“Krejt ngjarja është e bazuar në kujtesën time emocionale, më shumë s’dua të zbuloj”, tha ajo.

Ndërkohë sonte shfaqet repriza e fundit e kësaj shfaqeje.

lajme të ngjashme