Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldo ‘zbarkon’ në filxhanin e kafesë së Princit, vepra e Jetmir Maliqit përshkon botën (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2026 09:32
Jetmir Maliqi

Barista i Prince Caffe, Jetmir Maliqi ka realizuar një befasi speciale për legjendën e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Përpos që ‘gdhendi’ fytyrën e yllit portugez në kafen e Princit, inicialet e tij i ‘rrënjosi’ në tokë, transmeton klankosova.tv.

Super-videoja u shpërnda shumë shpejt anë e kënd botës, përfshirë këtu edhe nga motra e Ronaldso, Elma Aveiro.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Maliqi bëri të ditur se e ka vëzhguar Ronaldon përreth një muaj se në çka është më aktiv, ku sipas tij, gjesti i këndshëm që bëri nuk ishte bërë ndonjëherë më parë.

“Duket shumë e lehtë kjo gdhendja në bari, por ishte shumë e vështirë me u bë. Në 08:00 të mëngjesit e kemi filluar, në 15:30 ka përfunduar. Vetëm C-ja që 2 metra e gjysmë e gjatë”, tha ai në Klan Kosova.

Pos tjerash, Maliqi tha se pas kësaj video u rrit padiskutueshëm audienca e tij në rrjetet sociale.

lajme të ngjashme