Xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës përmbyllet sot NULL NULL 13.03.2025 10:16 13.03.2025 10:16 Përballja e fundit e xhiros së 24-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, zhvillohet mesditën e sotme. Përballë njëra-tjetrës do të jenë vendi i parafundit me të fundit në tabelë. Suhareka, që renditet në vendin e 9-të, do ta presë në shtëpi vendin e Feronikelin74 në vendin e 10-të. Kjo ndeshje luhet nga ora 14:00 dhe transmetohet në kanalin sportiv të Artmotion, S1. Një fitore eventuale e Suharekës e çon skuadrën në kuotën e 29 pikëve, por ende në zonën e kuqe (në vendin e 8). Kurse Feronikeli, edhe në rast të fitores nuk lëviz nga vendi i fundit. /Klankosova.tv