Pesë të arrestuar për Reçakun: Rreth 50 policë morën pjesë në aksionin e koduar (VIDEO) NULL NULL 14.06.2026 20:17 14.06.2026 20:17 Në kuadër të hetimeve për ngjarjet tragjike të janarit 1999 në Reçak, ku u vranë 45 civilë të paarmatosur dhe të pafajshëm, numri i të arrestuarve po vazhdon të rritet. Të dielën, autoritetet kanë arrestuar edhe pesë persona të dyshuar në një aksion të koduar “Reçaku II”. Arrestimet janë kryer në orët e hershme të mëngjesit, në një operacion ku kanë marrë pjesë rreth 50 pjesëtarë të forcave të rendit, raporton Klankosova.tv. Të prangosurit janë, N.P, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. S.J, ish-polic i Serbisë. B.P, poashtu ish-polic, i arrestuar në kufi. S.M, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. S.S, pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit. Identifikimi i të dyshuarve u bë përmes video incizimeve të publikuara mes transmetuesit publik të Kosovës e të Serbisë ku edhe u krahasuan pamjet. Detajet e tjera i gjeni në kronikën e mëposhtme: