Doktori nga Vitia: Studenti i veçantë bëhet mjek 22 vjeç (VIDEO) NULL NULL 14.06.2026 20:36 14.06.2026 20:36 Jeton Sinani, 22-vjeçari nga Vitia ka përfunduar studimet në Mjekësinë e Përgjithshme me notën maksimale 10, duke u veçuar si i vetmi në gjeneratën e tij me këtë sukses. Ai ka thënë se rruga deri te diplomimi nuk ka qenë e lehtë, duke u përballur me sfida dhe provime të vështira që kanë kërkuar përkushtim të madh, raporton Klankosova.tv. “Kam pasë periudha që mu ka duk e pamundur me vazhdu, por vullneti ka qenë më i madh”, ka deklaruar Sinani. Pas diplomimit, ai thotë se përgjegjësia tani është edhe më e madhe në ushtrimin e profesionit të mjekut. Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme: