Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xherdan Shaqiri titullar për Baselin në duelin e parë të Europa Ligës

NULL NULL
24.09.2025 21:25

Xherdan Shaqiri do të luaj nga fillimi për Baselin, në duelin e tyre të parë në fazën e ligës, së Europa Ligës ndaj Freiburgut.

33 vjeçari që po shkëlqen që prej rikthimit të tij te Baseli, e ka nisur sezonin në formë të shkëlqyeshme.

Në 6 ndeshje në Ligën e Zvicrrës, ai ka shënuar 4 gola e ka dhënë 3 asiste. Krejt kjo pasi sezonin e kaluar, ai ndihmoj Baselin të shpallej kampion pas plot 7 viteve pritje.

Ai kontriboj me 18 gola e 21 asiste ne 34 ndeshje kampionale.

Ambiciet e Shaqirit janë që të shkoj larg, edhe në Europa Ligë. Emocionet e duelit Freiburg vs Basel, mund ti ndiqni në platformën Artmotion, në kanalin Sport3, me fillim prej orës 21:00

lajme të ngjashme