Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vatra e zjarrit në Drizë të Fierit do të monitorohet edhe gjatë natës

NULL NULL
05.07.2026 23:27

Rreth 100 deri në 110 hektarë me shkurre dhe ullishte janë djegur pas rënies së zjarrin në Drizë të Fierit.

Sipas informacioneve të përditësuara nga autoritetet, njoftohet se falë ndërhyrjes në kohë nga ajri dhe forcave në terren, u evituan dëmet në banesa edhe pse zjarri arriti të prekte oborret me bimësi, por pa pasur djegie apo dëme në strukturat e banesave.

Për shkak të prezencës së zjarrit në afërsi të banesave u bë evakuimi i përkohshëm i disa  familjeve.

Gjatë natës, vatra e zjarrit do të monitorohet nga dy mjete zjarrfikëse si dhe dy patrulla të policisë, për çdo riaktivizim të mundshëm./TCh

lajme të ngjashme