Brazili humb penalltinë, Norvegjia reziston – lojë e hapur pas pjesës së parë NULL NULL 05.07.2026 23:09 05.07.2026 23:09 Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Brazilit dhe Norvegjisë, e vlefshme për fazën e 1/8 së finales në Kupën e Botës. Dy kombëtaret shkuan në pushim me rezultatin 0:0, në një pjesë të parë ku nuk munguan rastet për shënim. Mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi e pati Brazili, por Bruno Guimarães nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë, duke shpërdoruar penalltinë. Në anën tjetër, Norvegjia arriti ta dërgonte topin në rrjetë, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje. Me gjithçka ende të hapur, 45 minutat e dyta pritet të vendosin skuadrën që do të sigurojë një vend në çerekfinale të Kupës së Botës.