Xhaka, Bellingham e Haaland – në garë për Ballon d’Or NULL NULL 04.09.2024 20:41 04.09.2024 20:41 Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin shpallet kampion i Gjermanisë Lista e ngushtë e nominimeve për Ballon d’Or 2024 është publikuar para ceremonisë së ndarjes së çmimeve që zhvillohet muajin e ardhshëm. Ylli anglez, Jude Bellingham, është në mesin e 30 të nominuarve pas një viti të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren. Një numër i madh i lojtarëve të Premier Ligës gjithashtu janë të përfshirë në këtë listë, përfshirë Ruben Dias, Phil Foden dhe Erling Haaland të Cityt. Edhe portieri i Aston Villas, Emi Martinez është në garë për top-çmimin në kategorinë e portierëve. Mes të nominuarve është edhe Granit Xhaka i Bayer Leverkusen, i cili me klubin pati sukses të jashtëzakonshëm sezonin e fundit, por edhe me kombëtaren nuk është se i munguan rezultatet. Për çmimin e klubit të vitit janë nominuar Manchester City, Real Madrid, Borussia Dortmund, Girona dhe Bayer Leverkusen. Po ashtu, edhe të rinjtë e Manchester United, Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho janë nominuar për Kopa Trophy, bashkë me fituesin e Euro 2024, Lamine Yamal. Disa nga futbollistët e nominuar për Ballon d’Or: Jude Bellingham – Real Madrid Phil Foden – Man City Ruben Dias – Man City Federico Valverde – Real Madrid Emiliano Martinez – Aston VIlla Erling Haaland – Man City Nicolas Williams – Athletic Bilbao Granit Xhaka – Bayer Leverkusen Artem Dovbik – Roma Toni Kroos – Real Madrid Vinicius Jr – Real Madrid Martin Odegaard – Arsenal Dani Olmo – Barcelona Florian Wirtz – Bayer Leverkusen Mats Hummels – Roma