Vushtrri: Me çekan dhe thikë hajnat e grabisin pompën e derivateve NULL NULL 07.04.2024 10:48 07.04.2024 10:48 Një pompë e derivateve është grabitur në mesnatën e së shtunës në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë. Punëtori i kësaj pike të derivateve, ka deklaruar në polici se dy persona të maskuar duke e kërcënuar, njëri me çekan dhe tjetri me thikë i kanë grabitur pazarin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti nga organet e rendit po hetohet si “Grabitje”.