Vuçiqi takohet me Lajçakun, flasin për dialogun NULL NULL 21.01.2025 14:56 21.01.2025 14:56 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar në Davos të Zvicrës emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiqi tha se me Lajçakun folën për situatën në rajon, e veçanërisht sipas tij, për sfidat e sigurisë me të cilat përballet populli serb në Kosovë por edhe për të ardhmen e dialogut. “E falënderova Përfaqësuesin Special të BE-së për bashkëpunimin e mëparshëm dhe i urova suksese në karrierën e tij të ardhshme. “Në të njëjtën kohë, unë përsërita thirrjen time ndaj BE-së dhe vendeve anëtare që të forcojnë angazhimin dhe ndikimin e tyre në Kosovë, dhe t’i sigurojnë popullit serb në Kosovë të drejtën për jetë të lirë dhe drejtësi”, shkroi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv. Mandati i emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të përfundojë më 31 janar të këtij viti.