Mitrovicë e Veriut: Pjesëmarrje e organizuar e mbështetësve të Listës Serbe në “Sveti Sava” (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 08:37 07.06.2026 08:37 Gazetari Flamur Gajtani raportoi nga Mitrovica e Veriut se në shkollën “Sveti Sava” është vërejtur një organizim i mbështetësve të Listës Serbe gjatë procesit zgjedhor. Sipas tij, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka qenë i pranishëm, ndërsa simpatizantët e këtij subjekti politik kanë ardhur në mënyrë të organizuar në këtë qendër votimi, praktikë që, sipas raportimeve, përsëritet në çdo proces zgjedhor ku merr pjesë kjo parti.