Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klubi i Malishevës reagon pas ndarjes nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku

NULL NULL
07.06.2026 09:53

Klubi i Malishevës ka reaguar me dhimbje të thellë pas lajmit për ndarjen tragjike nga jeta të ish-lojtarit Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti fatal.

Në reagim thuhet se lajmi ka tronditur të gjithë klubin, ndërsa shprehen ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.

Klubi thekson se kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së tij.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të ish – lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku, si pasojë e një aksidenti fatal. Lajmi na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Humbja e tij është e madhe dhe dhimbja e papërshkrueshme. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë.

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

 

 

 

lajme të ngjashme