Osmani thirrje qytetarëve të dalin në votime me bindje, shpresë dhe dashuri për Kosovën NULL NULL 07.06.2026 11:17 07.06.2026 11:17 Kandidatja për presidente dhe bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani Kandidatja për presidente dhe bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, pas votimit në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, ka thënë se Kosova ka kaluar shumë sfida, por gjithmonë ka gjetur forcën për të ecur përpara falë qytetarëve të saj. Përmes një postimi në Facebook, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, raporton Klankosova.tv. “Kosova ka kaluar shumë sfida, por gjithmonë ka gjetur forcën të ecë përpara falë qytetarëve të saj. Falë njerëzve që nuk janë dorëzuar kurrë para zhgënjimit, që kanë vazhduar të besojnë se e nesërmja mund të jetë më e mirë se e djeshmja. Sot, fuqia është në duart tuaja, qytetarë të dashur. Fuqia është në një votë e një vendim që askush tjetër nuk mund ta marrë në vend tuajin. Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shpresën tuaj dhe me dashurinë për Kosovën. Sepse demokracia është gjithnjë më e fortë kur flasin qytetarët”, ka shkruar Osmani./Klankosova.tv