I moshuari që u arrestua në Shtime shqeu fletëvotimin kur iu ndalua të votojë për bashkëshorten (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 12:15 07.06.2026 12:15 Menaxherja e qendrës së votimit, Floreta Abazi Gashi, ka bërë të ditur se rreth orës 11:20, në një vendvotim në Shtime, një person i moshuar ka insistuar që të ushtrojë të drejtën e votës edhe për bashkëshorten e tij. Sipas saj, kryesuesi i vendvotimit ka kërkuar që të ndiqen procedurat dhe të paraqitet dokumentacioni i nevojshëm për votim me asistencë. Pas kësaj, ka pasur reagime nga qytetari, ndërsa është njoftuar Policia e Kosovës. “Komunikimi ishte me ton të lartë. Shqetësimi ka ndodhur pasi ai ka marrë fletëvotimin dhe e ka shfrytëzuar rastin për ta dëmtuar atë, pa e ushtruar të drejtën e tij të votës”, ka deklaruar Abazi Gashi.