Veç 88 qytetarë i drejtohen kutive të votimit në Smolicë (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 13:39 07.06.2026 13:39 Në Gjakovë, në qendrën më të vogël të votimit në fshatin Smolicë, në shkollën “Sylejman Vokshi”, është regjistruar një numër i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhje. Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, deri në orët e pasdites kanë votuar vetëm 88 qytetarë. Menaxheri i kësaj qendre ka deklaruar se pjesëmarrja deri më tani është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara, por pret që situata të ndryshojë me kalimin e orëve.