Cilët janë dy faktorët e rënies së interesimit për të votuar? (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 14:43 07.06.2026 14:43 Ekipet e Klan Kosovës po mbulojnë procesin zgjedhor në secilin vend të Kosovës. Gazetarja Sara Aliu, ka treguar ecurinë e votimit në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Kujtim Ilazi, menaxheri i Qendrës së Votimit tha se numri i votuesve deri më tani sillet rreth 15%. Ilazi shtoi se ka edhe interesim pak më të vogël për të votuar, e sipas tij janë dy faktorë. “Mund të jetë që janë lodhur prej zgjedhjeve, faktori i parë. Ndërsa faktori i dytë është koha e pushimit që e shfrytëzojnë. Këta që jetojnë këtu e shfrytëzojnë pushimin pak më shumë”, deklaroi ai.