Bardhosh: Vërehet rënie e interesimit të qytetarëve për të votuar (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 16:04 07.06.2026 16:04 Në shkollën “Andon Zako Çajupi” në fshatin Bardhosh në kryeqytet, vërehet një rënie e disponimit të qytetarëve për votim. Menaxheri i qendrës, njëherësh drejtor i shkollës, Hajriz Maqoni, tha për Klan Kosova se kjo qendër e votimit është hapur me kohë dhe po vijon normalisht, raporton klankosova.tv. “Si qendër e votimit është hapur me kohë. Deri tash vërehet një dalje e ulët e votuesve krahasimisht me dhjetorin e vitit të kaluar. Procesi është duke vijuar normalisht, përveç që vërehet një rënie të disponimit për votim krahasuar me dhjetorin e vitin e kaluar”, tha ai.