Presidenti i Como-s: Fabregas do të qëndrojë tek ne NULL NULL 07.06.2026 16:59 07.06.2026 16:59 Presidenti i klubit italian, Como, Mirwan Suwarso, ka shuar zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Cesc Fabregas, duke deklaruar se spanjolli do të vazhdojë të drejtojë skuadrën edhe sezonin e ardhshëm. Suwarso theksoi se Fabregas mbetet pjesë kyçe e projektit afatgjatë të klubit dhe se objektivi është që Como të vazhdojë rritjen e saj, me synimin për t’u bërë një pjesëmarrëse e rregullt në garat më të mëdha evropiane, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, klubi beson se nën drejtimin e ish-mesfushorit të Barcelonës, Arsenalit dhe Chelseat, Como mund të arrijë rezultate të mira në Champions League. Deklarata vjen në një periudhë kur Fabregas është lidhur me disa klube të mëdha evropiane, por si presidenti i Como-s ashtu edhe vetë trajneri kanë bërë të ditur se dëshirojnë të vazhdojnë projektin ambicioz në klubin italian. Fabregas ka bërë histori me Como-n, duke e kthyer skuadrën në një nga befasitë më të mëdha të futbollit italian dhe duke e vendosur në hartën e futbollit evropian.