Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një shtetas turk në kufirin Greqi-Shqipëri, policia sekuestron mbi 100 kilogramë marihuanë

NULL NULL
07.06.2026 17:06

Një shtetas turk, 43-vjeçar, është arrestuar nga autoritetet greke gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar pranë kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku janë sekuestruar më shumë se 109 kilogramë marijuanë.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, operacioni është realizuar në orët e para të mëngjesit në një zonë kufitare të Igumenicës, pasi policia greke kishte siguruar informacione për një automjet që dyshohej se ishte ngarkuar me lëndë narkotike në zonën e kufirit të gjelbër, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan gjithsej 102 pako me marijuanë, me peshë totale prej 109 kilogramë e 364 gramë.

Pakot e drogës ishin të fshehura në pjesën e pasme të veturës, duke zënë sediljet e pasme dhe hapësirën e bagazhit.

Sipas të dhënave të policisë greke, që nga shtatori i vitit 2025 janë sekuestruar mbi 1.1 ton lëndë narkotike që dyshohet se kanë hyrë në territorin grek përmes zonave kufitare me Shqipërinë.

Rastet më të shumta të kapjes së drogës janë regjistruar në rajonin e Igumenicës, si në rrugët tokësore ashtu edhe në ato detare.

Megjithatë, operacione të ngjashme dhe sekuestrime të konsiderueshme janë raportuar edhe në zona të tjera të Greqisë, përfshirë Janinën, Selanikun dhe Kosturin.

 

lajme të ngjashme