Halimi (PIPOS): Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 15:52 07.06.2026 15:52 Fisnik Halimi nga PIPOS ka deklaruar se Exit Polli i këtij procesi zgjedhor pritet të jetë shumë më afër rezultatit përfundimtar që do të dalë nga kutitë e votimit. Ai tha se kjo lidhet me rrethana të ndryshme që kanë ndikuar në realizimin e matjeve, duke theksuar është analizuar e njëjta kulturë votuese si në sondazhet e mëparshme të realizuara nga PIPOS. “Besoj që kësaj radhe rezultati ka me u afru shumë me realitetin në kuti, për shkak të rrethanave të ndryshme. Kemi anketuar sot të njëjtin njerëz, të njëjtën kulturë votuese siç është anketuar nëpër anketat që i kemi bërë paraprakisht” Ai ka sqaruar gjithashtu se Exit Poll-i nuk është diçka që zhvillohet vetëm në ditën e zgjedhjeve, por një proces i gjatë përgatitor. “Të gjithëve duhet t’u sqarohet që Exit Polli nuk është akt i një ditë, por është proces që përgatitet për muaj të tërë”, është shprehur ai./Klankosova.tv