Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KQZ: Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99%  

NULL NULL
07.06.2026 16:54

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës i është afruar gjysmë milionit.

Sipas të dhënave në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 16:30 dalja e qytetarëve në votime është 450 mijë e 641 votues.

Kthyer në përqindje, kjo dalje kap shifrën prej 22.99%, më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, ku pjesëmarrja ishte 29.29% për të njëjtën periudhë kohore.

Ndryshe, numri i votuesve për këto zgjedhje është 1 milion e 959 mijë e 962. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme