Gjendet i vdekur pranë lumit Mat një 56-vjeçar NULL NULL 07.06.2026 12:27 07.06.2026 12:27 Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e sotme në lumin Mat në fshatin Zenisht, të kësja bashkie në Shqipëri. Sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Mat/Informacion paraprak Më datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 56 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.