Fluks i madh votuesish në “Meto Bajraktari”(VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 10:08 07.06.2026 10:08 Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj, raportoi nga qendra e votimit në “Meto Bajraktari” se është regjistruar fluks i madh votuesish. Sipas saj, nga rreth 7,200 votues, mbi 400 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e votës deri më tani. Deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë parregullsi, ndërsa i vetmi problem ka qenë orientimi i votuesve, i cili sipas qendrës është i menaxhueshëm.